Jeni duke kërkuar plazhe me kosto të ulët? Rrjeti i njohur televiziv Euronews shkruan se Shqipëria është zgjedhja e duhur. Vendi ynë ende nuk është prekur nga turizmi masiv, ç’ka është një arsye tjetër për turistët italianë për ta vizituar.
Ata që duan detin duhet t’i drejtohen rivierës shqiptare, ku rëra e bardhë dhe ujërat e kaltër janë krahasuar me destinacionin ekzotik të Maldiveve. Nga Vlora në Ksamil, Riviera Shqiptare ofron gjithçka, nga vendpushimet e gjalla bregdetare deri te plazhet e qeta.
Dhërmiu është një nga plazhet më të njohura në vendin tonë e më të preferuarit.
Në jug turistët do të zbulojnë Ksamilin, të cilin përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur Maldivet e Evropës. Plazhet si Pema e Thatë janë bërë të njohura në Tik-Tok për çadrat e shezlonget e veçanta, të disponueshme për t’u marrë me qira për vetëm 9 Euro në ditë.
Rekomandon të vizitohet Parku Kombëtar i Butrintit, por edhe Saranda që ndodhet shumë pranë Ksamilit. Edhe plazhet e Borshit mbeten një opsion i mirë për udhëtarët .
Në fund të shkrimit thekson se Vlora do të ketë aeroportin e saj, i cili do të mundësonte akses të drejtpërdrejtë në Rivierën Shqiptare. Megjithatë, për momentin udhëtarët mund edhe të marrin një traget nga Korfuzi për në Sarandë në jug.
Klan News