Qeveria është duke organizuar ankandin për blerjen e 800 mega herz kapacitet të rrjeteve që i shërbejnë infrastrukturës së internetit në Shqipëri e cila do të bëjë të mundur të përballojë me shpejtësinë e duhur internetin 4 G dhe atë 5 G në të ardhmen.

Lajmin e dha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë një takimi me sipërmarrës në fushën e inovacionit. Ai tha se autoritetet po punojnë që në të ardhmen shumica e shërbimeve shtetërore të kryhen përmes teknologjisë dhe shërbimeve online.

 “Qeveria është duke organizuar me autoritetet përkatëse edhe ankandin për 800 mega herz, që do të thotë , do të kemi një shpejtësi më të madhe të internetit 4G, 5G, në mënyrë që shërbimet kryhen online të mund të mbahen në këto “big data”.

Kreu i Infrastrukturës tha se Shqipëria ka buxhet të vogël për nxitjen e inovacionit, çka ka bërë që shumë biznese dhe forcë pune e këtij tregu të largohet jashtë vendit.

Tv Klan