Kuqezinjtë do t’i japin fund sot përgatitjeve për ndeshjen e së premtes me Turqinë. Christian Panucci mes mungesave në përballjen e së premtes mes tyre edhe kapitenit Mërgim Mavrajt për shkak pezullimi do të tentojë fitoren në “Loro Boriçi”. Në takimin e parë kualifikues Shqipëria pritet të luajë si zakonisht me forca të shumta në mesfushë dhe me 1 sulmues. Seanca e sotme në orën 17:30 në “Loro Boriçi” do ta bëjë pak më të qartë.

Në portës do të Etrit Berisha dhe ai që nuk diskutohet në mbrojtje është Elseid Hysaj, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në këtë përballjes.

Qendra e mbrojtjes është ajo që mund të ketë dyshime më të shumta. Edhe në mesfushë ka disa zgjedhje dhe lojtarët janë më në formë dhe me më tepër minuta aktivizim me ekipet e tyre. Christian Panucci është trajneri që ka treguar se ndryshon shumë edhe në çastet e fundit.

Tv Klan