Mbrojtja pa Gjimshitin, Kumbullën dhe Dermakun

Ndeshjet vendimtare, dy të fundin e edicionit të Ligës së Kombeve e gjejnë Shqipërinë në vështirësi për shkak mungesash. Pika më e dobët duket se do të jetë mbrojtja me Gjimshitin, Kumbullën dhe Dermakun që nuk do të jenë të gatshëm.

Ndeshja e parë do të jetë kundër Izraelit në transfertë.

“Na duhen golat. Jam i lumtur se gjithë sulmuesi janë në formë. E dimë se Izraeli është skuadër e fortë dhe janë agresivë në fushën e tyre. Do shohim pikat e dobëta do sulmojmë ku duhet”, u shpreh Seferi.

Janë ndeshje ku Shqipëria duhet të tregohet më shumë cinike, në pritje të momentit për të shënuar dhe me shpresën që aksionet do të përfundojnë me sukses.

Tv Klan