Formacioni titullar i Kombëtares Shqiptare pritet të pësojë ndryshime ndaj Andorrës. Cilësitë e treguara përballë Anglisë nuk ishin ato që priteshin nga Sylvinho dhe stafi i tij, me Myrto Uzunin, Jasir Asanin dhe Thomas Strakoshën që ishin ndër më të dobëtit në fushë.
Për portierin situata është ndryshe tashmë, pasi në minutën e 83-të i la vendin Kastratin pas një dëmtimi. E duket se koha e shkurtër nuk e favorizon për tu rikuperuar.
Në këtë mënyrë sërish do të ketë vend për Kastratin, i favorizuar kundrejt Sherrit për shkak të minutave në fushë. Mbrojtja nuk pritet të ndryshojë, me Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Aliji që me gjasa do të konfirmohen. Ndërkaq, Asllani, Ramadani e Laçi treguan nivel të lartë në “Uembli” për të merituar sërish “gradimin” titullarë.
Ndryshime në sulm, me Brojën që falë shkëndijave kundër Anglisë besohet ta nis nga minuta e parë ndaj Andorrës për të ulur në stol Asanin. Si shokë reparti pritet të ketë Uzunin e Bajramin, me këtë të fundit që u zëvendësua në minutën e 63-të përballë Anglisë për t’i lënë vendin Brojës. Formacion me cilësi sulmuese, me Sylvinhon që shpreson të gjej sa më shpejt rrjetën për të marrë edhe pikët e para në këtë fushatë kualifikuese të Botërorit 2026.
Deri më tani, janë rreth 15 mijë bileta të shitura.
Formacioni i mundshëm
Kastrati, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Broja, Uzuni, Bajrami.
Klan News