Na le pas dhe Kosova, 170 euro më e lartë paga mesatare

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të pagave mes 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare bruto në vendin tonë në fund të Marsit të këtij viti rezultoi 53 mijë e 200 lekë, 430 euro, më pak se edhe se Kosova e cila ka një nivel page 602 euro dhe më pak se Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi.

Mali i Zi rezulton me pagën më të lartë mesatare, 780 euro, e cila është 1.8 herë më e lartë se ajo e Shqipërisë. Në dy vitet e fundit, në Serbi pagat janë rritur 25%, në Maqedoninë e Veriut 21% dhe në Shqipëri 10%.

Vendi ynë rezulton i fundit në këtë listë edhe sa i përket pagave në sektorin publik. Paga mesatare në shtet në Shqipëri është 455 euro, në Kosovë 606 euro, në Maqedoninë e Veriut 712 euro, në Serbi 826 euro, në Malin e Zi 910 euro, ndërsa Bosnjë Hercegovina mban pagat më të larta prej 981 euro në administratë publike.

Shpenzimet e buxhetit të shtetit për paga në vendin tonë janë ulur nga 5.1% e prodhimit kombëtar në 2015-n në 4.5% në fund të vitit të shkuar, ndërsa rrogat në sektorin privat nuk janë shtuar me të njëjtin ritëm që rritur ekonomia.

Tv Klan