Kanë mbërritur sot në mbrëmje dhe 18,720 vaksina Pfizer. Kjo ngarkesë mësohet se është pjesë e kontratës të nënshkruar mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikane të prodhimit të vaksinave.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale, teksa njofton ardhjen e vaksinave njofton se në Shqipëri që prej fillimin kanë mbërritur 1,238,790 doza.

Në Shqipëri qytetarët mund të vaksinohen me Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe me Sputnik V./tvklan.al