Kryeministri Edi Rama ishte në Vjenë këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë vizitoi zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e OSBE-së, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër.

“Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Postimin, Rama e shoqëron me një video në Facebook. Kreu i ekzekutivit viziton edhe departamentet dhe takohet me anëtarët e ekipit të ri.

Skuadra që do të drejtojë OSBE-në do të jetë mikse dhe do të përbëhet nga 60 përqind shqiptarë dhe 40 përqind të huaj./tvklan.al