Suksesi u arrit nga dy mundësit rusë të natyralizuar

Shqipërisë i vijnë dy medalje nga Lojërat e Mesdheut që po mbahen në Algjeri. Mundësit rusë që garojnë për ngjyrat kuqezi kanë fituar në finale për kategoritë e tyre.

Zemilkhan Abakarov u shpall kampion Mesdheu pasi fitoi 11 – 0 me një kundërshtar egjiptian në peshën deri 65 kilogramë, stil i lirë.

I suksesshëm ishte edhe Islam Dudaev i cili mori medalje bronzi. Dudaev fitoi 8 – 0 me një kundërshtar algjerian, duke dominuar plotësisht këtë sfidë.

Tv Klan