Ernest Merdanaj është shpallur për të katërtin vit radhazi kampion Ballkani në taekuondo në peshën deri 58 kilogramë.

Sportisti shqiptar e arriti suksesin në kampionatin e mbajtur në Rumani.

Merdanaj mori edhe vlerësimin si më i miri i këtij turneu sëbashku me trajneren e tij Arjola Kasaj.

Kampion ballkani, por për të rinj u shpall edhe Ibrahim Hidri në peshën deri 78 kilogramë.

Në total Shqipëria në këtë aktivitet mori 10 medalje.

Tv Klan