Kuqezinjtë sfidojnë kombëtaren e 203 në botë me 3 Qershor në Austri

Kili dhe Suedia nuk janë kundërshtarët e vetëm të kombëtares shqiptare para Euro2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos do t’i japin dorën e fundit përgatitjeve me dy miqësore në muajin qershor. Lihtenshtejni është zgjedhur nga Federata e futbollit shqiptar për miqësoren e parë të qershorit.

Takimi do të zhvillohet me datën 3 Qershor, teksa sfida do të mbahet në Austri. Pikërisht ky vend duket se do pres edhe miqësoren e dytë të këtij muaji të kombëtares shqiptare, me kundërshtarin që mbetet për tu përcaktuar. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me këtë rival.

Në tre përballjet e mëparshme, kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e njëjtë, 2-0. Lihtenshtejni nuk është ndoshta rivali i duhur për të matur forcën përpara dueleve me kundërshtarë si Italia, Spanja dhe Kroacia në grupin kualifikues të Europianit, gjithsesi do t’i shërbejë Sylvinhos për të konsoliduar skuadrën para turneut gjerman.

Kombëtarja jonë e nis eksperiencën në kampionatin Europian përballë Italisë. Sfida ndaj kampionëve në fuqi të Europës që do luhet në Dortmund më 15 qershor dhe do transmetohet ekskluzivisht dhe falas, ashtu siç i gjithë turneu në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News