Para ndeshjes Shqipëri-Andorra që u luajt në stadiumin “Arena Kombëtare”, ish-futbollistët Ansi Agolli dhe Altin Rraklli ishin të ftuar në Klan News për të analizuar formacionin dhe gjendjen e ekipit kuqezi.

Në një diskutim me gazetarin Besard Jacaj, ata thanë se ekipi është në formë të mirë dhe se humbja ndaj Anglisë është e kuptueshme kur përballë ke një ekip aq të fortë.

Në fund, të ftuarit u pyetën edhe për parashikimin e rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Andorra.

Altin Rraklli: Unë e kam thënë, 3-0 fiton ekipi ynë.

Ansi Agolli: 2-0.

Pra ish-futbollisti i Kombëtares parashikoi “në kokë” rezultatin. Shqipëria mundi Andorrën me dy gola të realizuar nga Rey Manaj dhe një nga Myrto Uzuni./tvklan.al