Shqipëria ndryshon formacion ndaj Islandës

Shqipëria ndryshon formacion ndaj Islandës

20:02 10/09/2019

Shqipëria do të ndryshojë në dallim me ndeshjen me Francën. Ndaj Islandës sot në orën 20:45 në Elbasan do të aktivizohet në mbrojtje Dermaku në vend të Mavrajt.

Lëvizje në 11-shen titullare do të ketë edhe në mesfushë dhe sulm. Rikthehet titullar Memushaj, ndërsa nga minuta e parë do të jetë edhe Gjasula.

Bare meritoi besimin e trajnerit Reja pas paraqitjes me Francën. Në sulm do të aktivizohet Cikalleshi me Manajn.

Ky takim konsiderohet si tepër i rëndësishëm për ecurinë në kualifikueset e Euro 2020.

Tv Klan

Të ngjashme