Shqipëria në dy kohë 1983-2009

Shqipëria në dy kohë 1983-2009

Autori: Blendi Fevziu

13:39 08/07/2010

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu realizuar më datë 08.07.2010 sjell Shqipërinë në dy kohë parë nga dy kamera të huaja.

Në vitin 1983 një operator austriak arrin të hyj në Shqipëri. Ishte kamera e dytë ndërkombëtare që lejohej të hynte në Shqipëri dhe që mund të përgatiste një reportazh të gjatë.

Reportazhi i transmetuar në vitin 1984 bëri jo vetëm xhiron e televizioneve austriake, por xhiron e të gjithë televizioneve të rëndësishme evropiane të kohës. Ajo solli pamje të çuditshme të Shqipërisë edhe pse shumë të censuruara për arsye se gazetari shoqërohej nga autoritetet e kohës dhe nuk lejohej të filmonte.

Pavarësisht censurës gazetari kishte arritur të identifikojë karakteristikat e regjimit siç ishin, absurdi, izolimi, varfëria e tejskajshme, mungesa e lirive të individit dhe mungesa e lirive fetare. Të pesta këto dimensione ai i ka transmetuar në dokumentarin e tij. Në të theksohet se në çdo cep të vendit qytetarët shqiptarë duhet t’i ishin mirënjohës Enver Hoxhës për të gjitha gjërat që kishin.

Në çdo vend të Europës ku dokumentari u shfaq u shoqërua me komente të personave të cilët dinin diçka për Shqipërinë. Sipas tyre shoqëria shqiptare jetonte me tradita të vjetra historike.

Dokumentari i dytë i takon Nëntorit të vitit 2009, e televizionit “Rai2”, i cili tregon Shqipërinë e 2009-ës, Shqipërinë e lirë. Sipas këtij dokumentari Shqipëria cilësohet një vend me normalitet të komplikuar dhe që mbahej me të ardhurat që sillnin emigrantët.

Në dokumentarin e “Rai 2” kushtuar Shqipërisë shumë vite pas rënies së komunizmit tonet për të duket se kishin filluar të ndryshonin. /tvklan.al

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

13:39 08/07/2010
UKT