Kryeministri nga Spanja: Sfidë, Shqipëria turistike 2030

Teksa Shqipëria ka nisur promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik në panairin gjigand të turizmit në Madrid, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë po përgatitet për panairin e ardhshëm në Berlin, ku do të marrim stafetën e vendit pritës.

“Tanimë Shqipëria është një nivel tjetër dhe na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije. E kemi sfidën e Shipërisë turistike 2030 kështu që edhe në këtë kontekst takimet që po bëjnë janë të rëndësishme.”

Kreu i qeverisë e sheh Shqipërinë në një tjetër nivel nga performanca në këtë panair, por thotë se sfidë për qeverinë e tij mbetet ende Shqipëria turistike 2030.

“Ky panair i pararend panairit të madh të Berlinit ku ne do të marrim stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm në Berlin, diçka e paimagjinueshme deri disa vite më parë.”

“Fitur 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.

Klan News