Temperatura mbi 40 gradë Celcius deri më 7 Korrik

Kjo fundjavë pritet të shënojë temperatura ekstreme që në disa zona do të kapërcejnë edhe vlerën e 40 gradë Celcius. Sinoptikanët thonë se jemi në mesin e valës së të nxehtit, e klasifikuar si më e gjata në 30 vitet e fundit që ka përfshirë vendin tonë.

Vala e të nxehtit që ka prekur Shqipërinë që prej datës 21 Qershor mbetet prezente deri në 7 Korrik, sot dhe për 2 apo 3 dite kemi kulmin e saj, në Gjirokastër, Elbasan, Shkodër presim që të kemi temperatura 40 gradë dhe lokalitete të Shkodrës apo Tiranës mbi 40 gradë”.

Temperaturat do të bien në fundjavën e ardhshme, duke shkuar në vlerat tipike të Verës.

Nga 7 Korriku presim renie nga 40 në 35, do shoqërohet me lagështirë në ajër çka do të sjellë reshje të pakta të shiut”.

Kjo valë e të nxehtit fatmirësisht nuk pritet të shënojë në vendin tonë vlera ekstreme siç po ndodh në vende të tjera mesdhetare ku janë tejkaluar vlerat 43 gradë Celsius. Prej 13 ditësh temperaturat janë ngjitur mbi 30 gradë Celsius në 90% të territorit.

Tv Klan