Shqipëria në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE


Shqipëria në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE

11:34 18/06/2021

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Lajmi është bërë publik nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes rrjeteve sociale.

Në këtë listë ende të kufizuar është përfshirë Shqipëria, pas këmbënguljes dhe punës disa javore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Rekomandimi i Këshillit të BE, vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve strikte të kontrollit të pandemisë në vend dhe masave të marra nga qeveria shqiptare për adresimin efektiv të kësaj sfide të përbashkët.

MEPJ rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit./tvklan.al







Të ngjashme