Anxhela Peristeri renditet e njëmbëdhjeta me këngën “Karma”

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri do të këndojë në natën e dytë në festivalin e këngës ‘Eurovision 2021’, këngën “Karma”.

Faqja zyrtare e ‘Eurovision 2021’ ka postuar renditjen e shteteve pjesëmarrëse, të ndara në dy netët gjysmëfinale.

Anxhelën do ta dëgjojmë të renditur të njëmbëdhjetën.

Pas publikimit të versionit zyrtar të këngës, shoqëruar me videoklipin, këngëtarja ka marrë shumë vlerësime.

Ajo ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla. Ndërsa, përsa i përket performancës, ajo ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Madje ajo ka pozuar me veshje popullore nga disa treva shqiptare për të prezantuar edhe traditat e vendit, foto të cilat u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”.

Gjysmëfinalja, nata e parë:

Lituani

Slloveni

Rusi

Suedi

Australi

Maqedoni e Veriut

Irlandë

Qipro

Norvegji

Kroaci

Belgjikë

Izrael

Rumani

Azerbajxhan

Ukrainë

Maltë

Gjysmëfinalja, nata e dytë:

San Marino

Estoni

Republika çeke

Greqi

Austri

Poloni

Moldavi

Islandë

Serbi

Gjeorgji

Shqipëri

Portugali

Bullgari

Finlandë

Letoni

Zvicër

Danimarkë

Klan News