
Shqipëria në ndikimin e anticiklonit afrikan
17:30 18/09/2023
Gjatë javës, temperatura deri në 36 gradë
Të gjithë ata që kanë bërë plane për pushime për ditët në vijim, nuk duhet të shqetësohen për motin. Kjo pasi Shërbimi Meteorologjik parashikon që edhe kësaj jave, moti të jetë i mirë dhe me temperatura të larta.
Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të anticiklonit afrikan, i cili sjell me vete jo vetëm masa ajrore të thata, por edhe të nxehta. E gjithë java në vijim pritet të shoqërohet me temperatura maksimale deri në 36 gradë, sidomos në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Nuk do të mungojnë as alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Tv Klan