Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino
Dhjetëra autorë shqiptarë prezantojnë veprat e tyre
Pjesëmarrja e Shqipërisë në edicionin e 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino ishte në statusin e vendit mik për 5 ditë me radhë.
Në organizmin më të madh kushtuar letrave, në vendin fqinj u fol Shqip me 40 aktivitete dhe dhjetëra autorë shqiptarë, ku ndër të tjera vëmendje mori edhe instalacioni artistik që simbolizonte një shkëmb, që i hapet botës nëpërmjet Letërsisë.
Koncepti i përfaqësimit, për Ministren e Kulturës Elva Margariti, ishte dhe ngritja e një diskutimi se si Shqipëria shihet në arenën ndërkombëtare.
Kjo ftesë nga Salloni i Torinos ishte një mundësi e artë edhe për vendosjen e urave të bashkëpunimit të botuesve dhe autorëve shqiptarë me ato të huaj.
Salloni i Torinos e mbylli të hënën rrugëtimin dhe mbetet ndër më të njohurit dhe të rëndësishmit në sektorin e botimeve.
Tv Klan