Shqipëria ngjitet tre vende në renditje/ FIFA publikon klasifikimin e Kombëtareve


Shqipëria ngjitet tre vende në renditje/ FIFA publikon klasifikimin e Kombëtareve

15:03 21/09/2023

Fitorja me Poloninë e ka ngjitur Shqipërinë 3 vende në renditjen e fifas. Kombëtarja kuqezi është në pozicionin e 62-të. Në krahasim me rivalet kryesore në grup, përfaqësuesja është ende shumë larg. Polonia është në vendin e 26 ndërsa Çekia në vendin e 37-të.

Pavarësisht klasifikimit në përfaqësueseve në FIFA, kombëtarja shqiptare ka bërë lojë të mirë dhe si e barabartë, madje duke marrë pikë edhe në ndeshje të vështira siç ishte ajo e Pragës.

Në vendin e parë, vijon Argjentina, pas fitores së Kupës së Botës në Katar. Edhe pse po kalon një moment të keq, Italia është në vendin e tetë. Përparon Portugalia, ndërsa Spanja në vendin e dhjetë.

Tv Klan









Të ngjashme