Fitorja e Kombëtares së femrave në volejboll ndaj Izraelit të mërkurën në Tiranë e bën thuajse të sigurt kualifikimin në finalet e Ligës së Europës. Një objektiv i arritur pas 3 vitesh punë dhe ngritja e një skuadre që kërkon më shumë.

“Bënim ndeshje të bukura por asnjë herë nuk ishim në prag të kualifikimit. Fitorja na ka çuar në atë pikë që ne tashmë jemi me 1 këmbë në final four.”

3 fitore në 4 ndeshje, por vajzat kuqezi synojnë sërish sukses. Ndeshjet e fundit do të jenë me Austrinë në transfertë dhe Gjeorgjisë në shtëpi për të mbyllur takimet në grup. Trajneri Altin Martiri mendon se tani që do të luajnë qetë mund të arrihet rezultat te të dy sfidat.

“Nuk i kemi hyrë kalkulime për 1 set, por të shkojë te të dy ndeshjet për t’i fituar.”

Shqipëria pas Ligës së Europës do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare dhe kualifikueset e Kampionatit Europian.

Tv Klan