Kombëtarja e volejbollit të femrave nuk arrin të shkojë në finalen e Ligës së Europës. Vajzat kuqezi e humbën dje takimin me skuadrën vendase Suedinë me rezultatin 3 – 0 me sete. Shqipëria u përpoq të kthente rezultatin, por pa mundur ta bëjë atë.

Tani mbetet përballja me Estoninë për medaljen e bonzit. Ndeshja do të luhet sot në orën 16:00. Gjithësesi kualifikimi në fazën finale të Ligës së Europës është një sukses për Kombëten e volejbollit të femrave që fitoi 5  nga 6 ndeshjet në Grupin B.

Tv Klan