Shqipëria ende nuk e ka arritur pikun e infektimeve me Covid. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shifrat e të infektuarve me Covid pritet të arrijnë pikun në muajin Shkurt

“Numri i rasteve ditore paraqet një trend në rritje, por kjo rritje parashikohet të vijojë në ditët në vijim dhe nuk e kemi arritur atë pikun, sepse jemi në kulmin e stinës së dimrit dhe parashikohet që ky pik të arrihet nga muaji Shkurt. Është me shenja më të lehta, por nuk ka vend për neglizhencë, pasi shumica e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar”.

Ndërkohë që varianti Omicron po kalohet më shenja më të lehta, ISHP thotë se izolimi i të infektuarve është 10 ditë. Vetëm në rastet ku shenjat zgjasin, atëherë qytetari mund të rrijë më shumë se 10 ditë.

“Për arsyet e lehta izolimi është për 10 ditë pas përfundimit të shenjave, të mos ketë temperaturë për 3 ditë. Rastet asimptomatike është 10 pas marrjes së tamponit, por nëse gjatë kësaj kohe shfaqen shenjat duhet të qëndrojë 10 ditë pas përfundimit të shenjave”.

Ndërkohë që vende të ndryshme tashmë e kanë zbritur izolimin e të infektuarit me Covid në 5-7 ditë. 

Tv Klan