“Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa”, mesazhi i Metës për turizmin


“Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa”, mesazhi i Metës për turizmin

11:34 27/09/2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale. Ai shkruan se vendi ynë është i bekuar me bukuri natyrore mahnitëse, për në përgjithësi është keqshfrytëzuar, ka mbetur e pazhvilluar dhe e fjetur. Ky sektor sipas Metës meriton më shumë vëmendje sidomos pas pasojave të rënda të pandemisë.

“Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje! Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti. Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet. Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë”, shkruan Meta.

Presidenti bën thirrje për reflektim mbi domosdoshmërinë për t”i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë. Sipas tij duhet një plan konkret i qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit.

“Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa! Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta. /tvklan.al



Të ngjashme