Shqipëria pengoi Shkupin zyrtar për negociatat? Flet deputeti shqiptar i Maqedonisë

Posta

Shqipëria pengoi Shkupin zyrtar për negociatat? Flet deputeti shqiptar i Maqedonisë

22:26 22/10/2019

Artan Grubi, deputet shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nuk beson që Shqipëria të ketë qenë pengesa për Maqedoninë e Veriut që nuk u hapën negociatat. Kështu është shprehur deputeti Grubi në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ai tha se refuzimi i Presidentit francez Emmanuel Macron për t’u hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ishte një vendim politik për nevoja të brendshme për shkak të zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm në Francë.

“Nuk mendoj që e ka penguar Shqipëria Maqedoninë e Veriut, për arsye se Maqedoninë e pengoi hamendja franceze dhe nevoja e tyre për reformimin e jo vetëm procesit të zgjerimit. Është një proces që e ka filluar Franca tash e 20 vite dhe nuk di si ta artikulojë mirë procesin e reformimit të unionit evropian.

Është vendim politik, pjesërisht edhe për nevoja të brendshme politike për arsye se vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale në Francë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dëm kolateral të nevojës së Macron për profilizim në Bashkimin Europian. Nuk vlen argumenti i performancës për arsye se Maqedonia i përmbushi të gjitha kushtet. Mendoj që argumenti i tij kishte nevojë të arsyetonte veprimin e tij një ditë më parë”, tha deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT