Kuqezinjtë kërkojnë fitore me Kazakistanin dhe Bjellorusinë

Ndeshjet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë në shtëpi do të mbyllin garën në Ligën e Kombeve.

Vëllazërorja me Kosovën ishte një provë finale para këtyre përballjeve për kuqezinjtë që kërkojnë vendin e parë në grup.

“Ishte një test serioz para 2 sfidave që na presin. Bëmë një paraqitje të mirë dhe ndjehemi gati. Besoj që ekipi është rritur dhe duke ditur nivelin e kundërshtarëve do të kërkojmë fitoren”, thotë Bekim Balaj.

Mungesat për shkak të dëmtimeve dhe Covid-19 janë më së shumti në mbrojtje, por sipas Ylber Ramadanit ka lojtarë që mund t’i zëvendësojnë.

“Kemi lojtarë me cilësi të mira dhe secili mund t’i zëvendësojë”.

Shqipëria do të luajë më 15 Nëntor me Kazakistanin dhe më 18 Nëntor me Bjellorusinë që kryeson momentalisht grupin.

Tv Klan