Më në fund Shqipëria përballë Kosovës në kualifikueset e një eventi kontinental. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve. Shorti i hedhur sot e vendosi Shqipërinë në grupin 3 përballë kombëtares tjetër shqiptare.

Në grup bëjnë pjesë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. Në eliminatoret e fundit kombëtarja e Alban Bushit grumbulloi 7 pikë dhe shënoi 9 gola.

Ndërsa Kosova mori 12 pikë në 10 ndeshje. Skuadra fituese e grupit kualifikohet për në fazën finale.

8 skuadrat e vendeve të dyta që kanë më shumë pikë do të ndeshen mes tyre për të përcaktuar edhe 4 kombëtaret e tjera që shkojnë në finale. Kualifikueset e Europianit do të nisin në 18 dhe 20 Mars.

Tv Klan