Trajneri Reja pritet të bëjë ndryshime në skuadër

Ndeshja e fundit e kualifikueseve të europianit 2020 sjell përballë Shqipërisë kampionen e botës Francën. Një takim i vështirë por që kuqezinjtë do të përpiqen të bëjnë maksimumin e tyre të paktën për të kënaqur tifozerinë që pritet të mbushë 22 mijë vendet në stadiumin “Air Albania”.

Në impiantin e ri në kryeqytet, përfaqësuesja zbriti pasditen e së shtunës për stërvitjen e fundit. Trajneri mori sinjalet e fundit për të përcaktuar formacionin.

Por barazimi me Andorrën ka lëkundur besimin që trajneri Reja kishte tek futbollistët kuqezi. Kjo ka sjellë edhe shumë dyshime se cilët do të zbresin në fushë që nga minuta e parë e ndeshjes.

Reja është në mëdyshje për portën, Berisha apo Strakosha. Në mbrojtje mendohet të jenë Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Ismajli mund të planifikohet për në krahun e djathtë. Mesfusha sërish me pesë. Hysaj, Bare, Gjasula, Memushaj, ose Qose në vend të këtij të fundit.

Sulmi me dy, Bare dhe Balaj nga të cilët kërkohet finalizim pasi francezët me cilësinë që do të hedhin në fushë nuk do të falin asnjë rast shënimi.

Francezët kërkojnë vendin e parë në grup, kështu që Didier Dechamps pritet të ndryshojë modulin e lojës duke iu përshtatur Shqipërisë, për të mos rrezikuar barazimin. 

Tv Klan