Shqipëria përgatitet për Moldavinë

Posta

Shqipëria përgatitet për Moldavinë

16:35 13/10/2019

Kuqezinjtë mund të kenë ndryshime në formacion

Kombëtarja zhvilloi sot paradite një seancë stërvitore në Kishinjev. Kuqezinjtë po përgatisin takimin me Moldavinë që do të luhet nesër në orën 20:45 në Stadionul Zimbru.

Të dy ekipet vijnë pas humbjesh me Shqipërinë që zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Turqisë në Stamboll, ndërsa Moldavia u mund nga Andorra. Te Kombëtarja mund të ketë ndryshime për t’i dhënë minuta atyre që qëndruan në stol, por Edy Reja do të shikojë formën e lojtarëve dhe në seancën e mbrëmjes në stadiumin ku do të luhet përballja e eliminatoreve të Euro 2020. Burime prane skuadrës thonë se do të aktivizohen lojtarë që nuk kanë marrë minuta në ndeshjen e fundit.

Gjithçka pritet të sqarohet nga trajneri Reja që do të mbajë sot edhe konferencën para ndeshjes, një mënyrë për të mësuar më shumë për planet e tij. Ndeshja e parë me Moldavinë në Elbasan përfundoi me fitoren 2 – 0 të Shqipërisë, që ishte dhe suksesi i parë nën drejtimin e Edy Reja.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi