Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shqipëria filloi provimin vjetor me gojë sëbashku me tetë shtete të tjera nga ish-vendet e lindjes komuniste për anëtarësimin në Nato. 19 shtetet janë rregjistruar zyrtarisht si kandidatura të mundshme për integrimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Testimi që analizon përgatitjen e pretendentëve të rinj filloi javën e kaluar, përpara përfaqësuesve të 19 vendeve aktuale anëtare të Natos.

9 vendet kandidate zyrtare për aderim në Aleancën Atlantike filluan që nga java e kaluar provimin vjetor me gojë përpara 19 aleatëve, për të analizuar përgatitjet e tyre për një integrim të mundshëm. Shteti i parë që ka kaluar në provim ka qenë Estonia e ndjekur nga Letonia dhe  Lituania. Ndërkohë  qe Shqiperia, Bullgaria, Sllovenia, Maqedonia, Rumania e Sllovakia pritet ta zhvilloj këtë test gjatë muajit Prill dhe Maj.

Ky tëstim ka një rëndësi të madhe për vendet kandidate. Ky fakt ka detyruar tre vendet e testuara deri tani të përfaqësohen me kryeministrat, ministrat e jashtë dhe ministrat e mbrojtjes. Sipas burimeve nga Brukseli, ky provim për aderim nuk nënkupton një garanci dhe premtim për aderim në Nato të vendeve që kanë bërë kërkesë zyrtare.

Burime zyrtare nga selia e Atlantikut tha se ekspertët e aleancës parashikojnë të studiojnë të 9 kandidaturat zyrtare përfshirë dhe atë të shqipërisë gjatë samitit të ardhshëm që parashikohet të organizohet rreth viti 2002./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj