Media botërore vazhdojnë t’i bëjnë jehonë bukurive të Shqipërisë, duke i ftuar lexuesit e tyre që të mos i lënë pa vizituar gjatë këtij sezoni veror.

Gazeta franceze “L’Alsace”, e quanShqipërinë perlën e panjohur të Ballkanit, duke zbuluar për lexuesit e saj disa nga vendet më të bukura, ku lista nis me Ksamilin.

Shqipëria befason me bukurinë e plazheve të saj, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Mes tyre edhe Ksamili në jug të vendit është plot me vende të shkëlqyera të cilat nuk kanë përse t’ia kenë aspak zili Greqisë fqinje”, shkruhet në artikull.

Një destinacion ekonomik, origjnal dhe mikpritës, këto janë disa ngaveçoritë që media franceze identifikon për të gjithë ata që nuk e njohin Shqipërinë.

“L’Alsace”, ndalet edhe te peizazhet madhështore të Alpeve, duke treguar që në Shqipëri i gjen të gjitha, duke ndarë imazhe edhe nga Thethi e liqeni i Komanit.

Por një hapësirë e zë edhe trashëgimia kulturore, që identifikohet me qytet UNESCO të Beratit dhe Gjirokastrës dhe sitin më të njohur arkeologjik, Butrintin.

Zbulon edheTiranën, që sipas prestigjozes është në ringjallje të plotë dhe është një qytet që ka gjurmë të së shkuarës komuniste.

Edhe gazetari Stjuart Balter në artikullin në “Time Out” zbulon 9 vendet më të mira që nuk mund të lihen pa zbuluar, duke theksuar se Shqipëria është Europa që nuk e dinit se ekzistonte. Vendi që veç bukurive ka tradita dhe se udhëtimi në Shqipëri mund t’jua ndryshojë idenë për kontinetin më të lashtë të shekullit XXI.

Artikujt që zbulojnë Shqipërinë nuk kanë kaluar pa vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama i cili e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Tv Klan