UEFA

UEFA-s nuk i mjaftuan incidentet e ndodhura në takimin Serbi – Shqipëri më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd. Organizmi Europian i futbollit vendosi përsëri përballë këto dy vende. Shorti i fazës eliminatore të Europianit të përfaqësueseve të vajzave të 19-vjeçareve u vendos në të njëjtin grup pas shortit të hedhur në Nion.

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë vitin e ardhshëm në turneun që do të mbahet në një nga vendet pjesëmarrëse të Grupi 4, ku janë edhe Skocia e Qipro. Shteti mikpritës nuk është përcaktuar ende, pasi pritet të vendoset brenda pak ditësh. Secili nga vendet pjesëmarrëse paraqit kandidaturën për të pritur aktivitetin dhe në rast se nuk ka kërkesa përcaktohet nga UEFA. Shqipëria e ka pritur një turne të tillë në vitin 2014.

Tv Klan