Shqipëria shembet në “Stade de France”

Shqipëria shembet në “Stade de France”

22:54 07/09/2019

Kampionët e botës fitojnë 4 -1

Me një lojë tejet të dobët, në kufijtë e të shëmtuarës, Shqipëria humbi thellë 4 – 1 ndeshjen me Francën. Takimi nisi me një incident kur himni shqiptar u ngatërrua dukë lënë të habitur futbollistët shqiptarë. Askush nuk e kuptoi prej organizatorëve, deri sa përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kërkuan himnin shqiptar. Në fakt të ngarkuarit me këtë detyrë në stadium as nuk e kishin idenë që kundër Francës po luante Shqipëria. Për incidentin i kërkuan falje tifozëve të Armenisë disa herë.

Pas gjetjes së himnit të Shqipërisë, loja nisi me golin e Francës në minutën e 8. Kingley Coman është autori. Në mesin e pjesës së dytë erdhi goli tjetër nga Olivier Giroud. Pjesa e parë do të kishte përfunduar me rezultat me të thellë, por sulmuesi kryeson Antoine Griezmann goditi traversën në një 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar të Mavraj ndaj Lucas Hernandez.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë rezistuan pak më shumë, por gjithsesi goli i tretë erdhi në minutën e 68, sërish nga Coman. Jonathan Ikone shënoi të katërtin në minutën e 85.

Goli i nderit për Shqipërinë u shënua nga Cikalleshi i cili fitoi një 11-metërsh. Grupi H i Europianit kryesohet nga Franca me 12 pikë. Ndjekin Turqia dhe Islanda me po aq pikë, por francezët kanë golavarazh më të mirë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT