Kombëtarja kthehet te fitorja

Kombëtarja kthehet te fitorja

22:41 10/09/2019

Shqipëria mposht 4 – 2 Islandën ne “Elbasan Arena”

Shqipëria arriti fitoren e kërkuar me ngulm përballë Islandës të martën në Elbasan në kualifikueset e Euro 2020. Kombëtarja triumfoi me rezultatin 4 – 2 në një ndeshje ku pjesa e dytë ishte tepër emocionuese.

Trajneri Edy Reja kishte bërë shumë ndryshime nga sfida e disa ditëve më parë me Francën, por jo në skemë që ishte sërish 3-5-2. Goli u kërkua që në minutat e para me disa aksione të realizuar. Rezultati u zhbllokua në të 32’ me Dermakun që fitoi dyluftimin me mbrojtësit islandezë.

Shqipëria shkoi në avantazh në pushim, por Islanda barazoi me Sigurdsson që fillim të pjesës së dytë. Kapiteni Hysaj realizoi për Shqipërinë në minutën e 52’ pas një kombinimi me Manajn. Mbrojtja kuqezinjve u shpërqëndrua me islandezët që rrezikuan disa herë për të barazuar përsëri rezultatin Sigthorsson, i cili sapo kishte hyrë në fushë.

Me zëvendësimet e kryera, Shqipëria nisi të shikonte sërish nga sulmi dhe Roshi bëri tifozët të festonin në minutën e 79’. Pak çaste më vonë, Cikalleshi siguroi suksesin me golin e tij. Një fitore që kthen optizimin që në Tetor do të luajë dy ndeshje jashtë fushe me Turqinë dhe Moldavinë.

Shqipëria me këtë fitore qëndron në vendin e katërt në kuotën e 9 pikëve. Grupi H kryesohet nga Turqia në kuotën e 15 pikëve po aq sa Franca.

Tv Klan

Të ngjashme