Revista amerikane e udhëtimeve “Islands” i ka kushtuar një artikull ‘Plazhit të Psqyrave’ në Ksmail dhe duke e konsideruar Shqipërinë si shtëpinë e plazhit më të kaltër në botë. 

Agjencia britanike e udhëtimeve “CV Villas” kreu një studim, duke mbledhur qindra pamje të Google Maps dhe duke krahasuar nuancat e blusë dhe ‘Plazhi i Pasqyrave’ në Rivierën Shqiptare sfidoi destinacionet ikonë tropikale duke u shpallur si më i kaltërti në botë, shkruan revista amerikane.

Bregdeti i Shqipërisë është i mbushur me plazhe të shumta si ‘Plazhi Pasqyrave’ që presin për t’u eksploruar, duke e bërë atë një vizitë të domosdoshme për të apasionuarit pas plazhit në Evropë. Ndërkohë që edhe Saranda ose Ksamili janë të dyja lehtësisht të arritshme nga ‘Plazhi i Pasqyrave’.  

Më tej në artikullin e “Islands” shkruhet se:”Shqipëria, jo vetëm që zë vendin e parë në betejën për ujërat më të kaltra duke mposhtur vendet si Maldivet, por konsiderohet gjithashtu si një nga destinacionet më të përballueshme të udhëtimit në Evropë. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni disa nga plazhet më piktoreske të kontinentit, të gjitha me një buxhet të vogël.”

Revista amerikane shkruan se mundësitë e akomodimit janë të shumta, duke nisur nga bujtina që kushtojnë mesatarisht 10 deri në 20 dollarë për person, hotele të nivelit të mesëm që kushtojnë midis 30 dhe 60 dollarë dhe hotele më luksoze duke filluar nga 80 dollarë.

Klan News