Shqipëria, shumë shpejt me një tjetër Qendër Kardiokirurgjie



Shqipëria, shumë shpejt me një tjetër Qendër Kardiokirurgjie

10:32 06/05/2021

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, shumë shpejt do të ketë një qendër të re të kardiokirurgjisë, një investim i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo qendër do ë bëjë të mundur që qytetarët të kryejnë ndërhyrje të vështira në zemër, falas.

“Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore. Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend”, shkruajti Rama, ndërkohë që përcolli edhe pamjet nga brenda kësaj qendre./tvklan.al







Të ngjashme