Edhe 45,630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se tashmë në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina që nga nisja e këtij procesi.

Ndërkohë mësohet se që nga nisja e procesit të vaksinimit janë injektuar  1,270,057 doza.

Kryeministri shprehet se duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj Covid-19./tvklan.al