Reja me mungesa të shumta lojtarësh

Shqipëria do nisë pas rreth 45 minutash aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Një fitore ndaj Islandës në Rekjavik do të shërbente shumë për pikët në një grup ku ndeshjet janë vetëm 4. Trajneri Edy Reja ka vendosur në sulm një dyshe që ka patur një sezon të mirë me ekipet respektive, Cikalleshin dhe Seferin.

Ata do të mbështeten nga Abrashi e Çekiçi. Ky i fundit është shok skuadre me Cikalleshin te Konyaspor, duke i bërë tepër të kuptueshëm me njëri-tjetrin.

Një ndihmë e madhe do të jetë edhe Gjasula. Në krahë që do të ndihmojë si sulmin dhe mbrojtjen Balliu dhe Hysaj. Skuadra plotësohet me Kumbullën, Ismajlin dhe Gjimshitin. Në portë do të ta nisë nga minuta e parë Etrit Berisha, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Në mediat vendase publikohen lajme mbi mungesat e Shqipërisë në sulm si Broja, Manaj dhe Uzuni.

Islandezët kanë një skuadër me lojtarë të rinj, shumë ndryshe nga ajo e disa viteve më parë që arriti deri në çerekfinalet e Europianit. Tifozët islandezë prej kohësh nuk tregojnë interes dhe për këtë arsye, trajneri dhe lojtarët kanë kërkuar mbështetjen e tyre në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Tv Klan