Shqipëria do të luajë sot me Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit 2018.

Kuqezinjtë do të luajnë me një ekip që arrin rrallë rezultate pozitive në ndeshje zyrtare, po gjithsesi trajneri Gianni De Biasi ka kërkuar përqendrim për të plotësuar objektivin.

Shqipëria synon fitoren dhe për ta arritur pritet ta mbështesin mijëra tifozë, pasi Lihtenshtejni është pranë Zvicrës.

Pak minuta më parë është mësuar edhe formacioni që do të zbresë në fushë. Me vendosjen 4-2-3-1, prej minutes së parë në mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Aliji.

Para mbrojtjes do të vendosen Kukeli dhe Abrashi. Roshi, Hyka dhe Llullaku do të mbështesin sulmuesin e vetëm Balajn.

Shqipëria i nisi me fitoret eliminatoret e Kupës së Botës duke mundur Maqedoninë me rezultatin 2 – 1 në Shkodër.

Tv Klan