Gjithnjë e më shumë Shqipëria po tërheq vëmendjen e të huajve për bukuritë e saj natyrore, por edhe për qytetet historike të saj. Sezoni turistik në Shqipëri pritet të zgjatet përtej verës, pasi ende vazhdojnë rezervimet në strukturat hoteliere nga turistë të huaj të cilët po vijnë nga çdo vend i botës.

558 turistë të huaj kanë mbërritur këtë të enjte në Portin e Durrësit me korçierën “Seven Seas voyager”. Pjesa më e madhe e këtyre turistëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë vendosur të shpenzojnë disa ditë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me historinë dhe natyrën e vendit tonë.

Rreth 20 autobusë janë nisur nga Durrësi me destinacion qendrat historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara. Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës“, shkruan kryeministri në profilin e tij./tvklan.al