Perlat e vendit tonë shfaqen në konkursin e bukurisë

Kurorën e bukurisë e rrëmbeu Andreza Meza, vajza nga Meksika, por po aq dinjitoz si ai i çmimit të parë ishte prezantimi i Shqipërisë në Miss Universe 2021.

Me sharm dhe plot vetëbesim, 23-vjeçarja Paula Mehmetukajt e mori të gjithë vëmendjen teksa parakalonte në pasarelë. Por surprizë për 500 milionë ndjekësit e këtij konkursi në mbarë botën ishte zbulimi i disa prej destinacioneve më të bukura shqiptare.

Një klip promovues shfaqi për ta thesaret më mahnitëse të natyrës dhe historinë e pasur të vendit. Madje edhe kostumi kombëtar i përzgjedhur nga bukuroshja shqiptare frymëzohej nga Shqiponja, si mesazh për të thyer kufijtë dhe barrierat.

Konkursi më i rëndësishëm i bukurisë nuk u realizua vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ndaj dhe edicioni i 69-të u mbaj këtë të diel në Florida. Në të morën pjesë 70 Miss-e nga vende të ndryshme të botës.

Tv Klan