Shqipëri U-16 do të zbresë në fushë në muajin Qershor, pasi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Bullgarisë.

Federata Shqiptare dhe ajo Bullgare kanë arritur akordin mes tyre, që këto dy ndeshje të luhen në Durrës, në stadiumin “Noko Dovana” më 5 dhe 8 Qershor.

Sfida e parë e kuqezinjve të vegjël, ajo më 5 Qershor, do të luhet në orën 17:30, ndërsa takimi i dytë është planifikuar tre ditë më vonë, në orën 10:00.

Muaji Qershor do të jetë i mbushur me ndeshje nga ekipet kombëtare të Shqipërisë. Kombëtarja A do të përballet me Serbinë dhe Letoninë në kualifikueset e Botërorit, ndërsa te moshat do të ketë miqësore.

/tvklan.al