U 19

Shqipëria U19 e nisi me humbje fazën kualifikuese të Europianit të kësaj moshe.

Përfaqësuesja Arjan Bellait u mund në sekondat e fundit nga Austria me rezultatin 2 – 1 në takimin e zhvilluar në Tbilisi.

Kuqezinjtë e vegjël nuk arritën të mbronin barazimin edhe pse kundërshtari e mbylli takimin me 9 lojtarë, pas 2 kartonëve të kuq.

Shqipëria U19 do të luajë ndeshjen e radhës të shtunën me ekipin vendas Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e vegjël nuk fitojnë një takim kualifikues prej 3 vitesh.

Goli i Nimaga.

Tv Klan