Statistika mbresëlënëse, kuqezinjtë e Rejës nuk pësojnë gol në 6 takimet e fundit.

Kombëtarja shqiptare mori një fitore me vlera në transfertën e San Marinos, duke mbajtur gjallë shpresat për një biletë në Botërorin e ‘Katarit 2022’.

Kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë në fushën e blertë. Manaj dhe Uzuni shënuan golat që bënë diferencën dhe i dhanë 3 pikët Kombëtares sonë, e cila tashmë gjendet në vendin e tretë në Grupin I me 6 pikë.

Suksesi në San Marino pati një vlerë tjetër statistikore për Kombëtaren Shqiptare. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja nuk humbet prej 6 sfidash në transfertë, madje duke mos pësuar asnjë gol.

Vlen të theksohet se të 6 këto përballje kanë qenë me kundërshtarë që pozicionohen poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Humbja e fundit në transfertë për kuqezinjtë, daton më 11 tetor të 2019-ës me rezultatin 1-0 në Turqi, ku u ndëshkuam nga një gol i Tosun në limitet e kohës së rregullt.

Testi i radhës zyrtar në transfertë për kuqezinjtë do të jetë më 2 shtator ndaj Polonisë, aty ku ruajtja e kësaj ecurie pozitive do të ishte mjaft e rëndësishme, për vetë forcën që ka kundërshtari.

Klan News