Autoritetet gjermane e konsiderojnë Shqipërinë një vend me rrezik të lartë nga Covid-19 nga data 5 Shtator. Ambasada gjermane ka njoftuar se pas këtij vendimi për të hyrë në Gjermani duhen plotësuar disa kritere.

“Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit du duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës”, thuhej në një njoftim.

Informacione të mëtejshme për rregullat e reja që duhen zbatuar mund t’i gjeni në faqen e internetit të ambasadës gjermane: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008

/tvklan.al