Euronews Green vlerëson shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar

Shqipëria, vendi i gjelbër europian i muajit. Kësaj here është rrjeti televiziv Euroneës që përmes plaformës Green, vlerëson vendet që mbrojnë klimën, natyrën dhe mjedisin.

Vlerësimi vjen pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

Kriza e klimës dhe e natyrës i ka futur vendet europiane në një lloj rivaliteti të shëndetshëm për të ndërmarrë politika mjedisore.

Në garën për të arritur ulur emetimet e karbonit dhe rikthyer gjallërinë e ekosistemevë të dëmtuara, fitorja e çdo kombi është një fitore për të gjithë, thekson Euronews Green, që po mbështet punën e vendeve që ndërmarrin politika në favor të klimës, natyrës dhe mjedisit. Shembujt pozitivë në kontinent mund të frymëzojnë popujt dhë të shtojnë presionin ndaj politikanëve që ta ndjekin shembullin.

Çdo vend ka burimet e veta natyrore unike dhe gara nuk është e barabartë. Vendimi i 15 Marsit i qeverisë shqiptare synon ta ruajë ekosistemin e Vjosës për brezat e ardhshëm.

Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës me rrjedhje të lirë. Lumi shtrihet nga shpatet e Pindit në Greqi deri në bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë.

Statusi do t”i sigurojë parkut mbrojtje për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe përreth tij.

Euroneës Green thekson se balancimi i interesave ekonomike dhe mjedisore nuk ishte i lehtë. Në një moment u propozua ndërtimi i 45 digave në Vjosë dhe degët e saj. Zhvilluesit kërkuan të shfrytëzojnë më shumë lumin për potencialin e tij hidroenergjetik ndërsa vendi varet nga burimet e rinovueshne të prodhimit të energjisë.

Pas vitesh fushate, tani nuk do të lejohet ndërtimi i asnjë dige, nxjerrje zhavorri apo aktivitete të tjera të dëmshme.

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tani 100 për qind nga burimet ujore, por Shqipëria po punon për të diversifikuar burimet pasi mbështetja vetëm te uji është shumë e ndikuar nga klima. Shqipëria po zhvillon industrinë e turizmit, por sfida tani qendron për ta bërë këtë në mënyrë të qëndrueshme.

Klan News