Barazimi pa gola me Jordaninë dhe mbi të gjitha humbja me Izraelin, bënë që për muajin e fundit, Shqipëria të zbresë 3 vende në renditjen botërore për kombëtaret.

Me 3 pikë më pak, kuqezinjtë tashmë zënë vendin e 60. Një rënie e tillë pritej pas rezultateve jo të mira të ndeshjeve të fundit. Rezultati dhe loja jo bindëse ndikojnë në vlerësimin e kombëtares shqiptare.

Rivalet për Ligën e Kombeve, Izraeli gjendet në vendin e 91-të ku ka fituar 3 pozicione, ndërsa Skocia është në vendin e 40-të.

Pozicionimin më të mirë Shqipëria e pati në verën e 2015, ku arriti të ngjitej deri në vendin e 22-të.

Renditja e FIFA-s tashmë kryesohet nga Belgjika e vetme, me një pikë më shumë se Franca. Në vend të tretë është Brazili. Në 10 vendet e para mungojnë Italia dhe Gjermania.

Tv Klan