Fitorja me Andorrën nuk ka shpëtuar Kombëtaren nga rënia në renditjen e FIFA-s. Shqipëria ka humbur 1 pozicion në dallim nga klasifikimi i mëparshëm dhe ndodhet e 66-ta për muajin Prill.
Kuqezinjtë kanë fituar vetëm 0.38 pikë nga përballjet e zhvilluara në mars, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, të transmetuara në TV Klan.
Shqipëria u mund 2 – 0 nga Anglia në Londër dhe fitoi 3 – 0 me Andorrën në Tiranë.
Një rekord tjetër për Kosovën që është e 97-ta. Renditja e mëparshme ishte 2 vende më poshtë. Dardanët fituan të dy takimet e play off të Ligës së Kombeve me Islandën, duke u ngjitur në Divizionin B. Kosova është pjesë e klasifikimit të FIFA-s prej Majit të 2016, koha kur u pranua me të drejta të plota. E para në këtë renditje prej 1 viti është Argjentina, e ndjekur Spanja e Franca.

Tv Klan