Tërmetet më të fortë që kanë goditur vendin

Lëkundjet e tërmetit të së martës nuk janë të vetmet që kanë ndodhur në Shqipëri.

Vendi ynë ndodhet në mes të një zone me aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit gjeografik mes dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe pllakës eurozaziatike.

Zona e Durrësit është prej shumë kohësh në një pozicion që ka lëkundje të shpeshta tërmeti.

Goditjet e 26 Nëntorit patën si epiqendër detin Adriatik, 30 kilometra larg qytetit të Durrësit.

Një tjetër tërmet ishte edhe ai 21 Shtatorit, ku sërish epiqendër e tij ishte deti Adriatik, 1 kilometër larg Porto Romanos në Durrës. Lëkundjet u ndjenë deri në Tiranë duke dëmtuar qindra shtëpi.

Magnituda e regjistruar ishte 5.8 Rihter dhe intensisteti 7.5 ballë. Si pasojë u dëmtuan qindra njerëz dhe banesa, por pa shënuar viktima.

Një tjetër tërmet goditi këtë zonë në Hamallaj të Durrësit 1 vit më parë. Dëmet ishin vetëm materiale.

Lëkundjet nuk kanë pushuar as në Korçë ku në 1 Shtator pati një tjetër tërmet të fortë në zonën e Floqit që shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Shqipëria ka përjetuar tërmete të fuqishme ndër vite. 40 viktima janë shkaktuar në 15 Prill të 1976 në Shkodër e Lezhë.

Një tjetër goditje e fortë ndodhi në Dibër në vitin ‘67 me 12 të vdekur. Një tjetër i fortë është po me epiqendër Shkodrën në vitin  1948 me 1 të vdekur dhe 27 të plagosur.

Tv Klan